Pirovska: nuk ndjehemi të mashtruar nga LSDM

Ndarja e LSDM-së nga organizata “Qytetarët për Maqedoninë”, ka qenë e planifikuar, thonë pjesëtarët e organizatave të cilat kanë qenë pjesë e kësaj platforme qytetare. Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkut, thotë që janë të vetëdijshëm se të gjitha qëllimet në sektorin civil nuk janë realizuar me marrëveshjen e Përzhinos, por nuk ndjehen të mashtruar nga politika, transmeton Libertas.

Ka qenë veprim i pritur për zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos dhe i planifikuar që në fillim kur u krijua platforma e cila ishte organizatore e protestave masive për dorëheqjen e qeverisë më 17 maj dhe udhëheqëse e një seri protestash dhe tribunash në kampin përpara Qeverisë. Kështu drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkut e sheh fundin e partneritetit me LSDM-në.

“Mendoj që është diçka e natyrshme. Sektori civil patjetër në periudhën e ardhshme të veprojë në mënyrë tjetër, sipas rolit të tij, t’i mbikëqyr para se gjithash proceset reformuese, në drejtim të asaj që është dhënë nga rekomandimi dhe raporti i Pribe-së. Por, edhe të vëzhgojë se çfarë do të ndodhë me implementimin e pikave të marrëveshjes së “Përzhinos”, thotë Piroska.

Në deklaratën për themelimin e kësaj platforme qytetare, qëndron se qëllimi është kthimi i demokracisë, sundimit të ligjit, kthimi i shoqërisë civile, pra kërkesat që në thelb duket se janë po të njëjtat me ato që janë të përfshira në Përzhino. Pirovska thotë që asociacionet civile nuk janë të kënaqura plotësisht me këtë marrëveshje, megjithatë nuk ndihen të mashtruara apo të manipuluara nga politika. / Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button