Në 24 orët e fundit janë dhënë më shumë se 1000 vërtetime për emigrantët

Në 24 orët e fundit janë dhënë gjithsej 1,032 vërtetime për emigrantë sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga këto, 716 janë meshkuj, 125 femra, 171 fëmijë të shoqëruar nga kujdestarë, dhe 20 fëmijë të pashoqëruar. Sipas shtetësisë të emigrantëve, shumica janë të Sirisë.

Në dy muajt e fundit në Maqedoni kanë kaluar mbi 50,000 emigrantë të cilët janë larguar nga luftërat e Sirisë edhe në shtetet e Azisë dhe Afrikës.

Lajme të ngjashme

Back to top button