Qytetarët nuk besojnë se mund të ndikojnë në vendimet e Qeverisë

46 përqind e qytetarëve të Maqedonisë nuk besojnë se pjesëmarrja e tyre nëpër debate publike mund të ndikojë në vendimin e qeverisë lokale apo qendrore, tregon rezultati nga anketa e zbatuar nga Qendra për hulumtim dhe krijimin e politikave.

Nëpërmjet anketave në teren është konstatuar se qytetarët nuk mendojnë se  kanë njohuri të mjaftueshme për të vlerësuar punën e Qeverisë, ndërsa 45.8 përqind e të anketuarve thanë se debatet publike lokale kanë një karakter formal dhe rezultatet e saj nuk ndikojnë në funksionimin e autoriteteve komunale. 

Ndikimi nëpër vendime në forma të ndryshme, gjithashtu nuk është vlerësuar mirë. Për shembull, lobimi në shoqëri për 36 përqind e të anketuarve është i dëmshëm, pastaj 43.3 përqind e të anketuarve janë të sigurt që komentet nëpër internet nuk pasqyrojnë opinionin publik.  

Gjithsej 40.1 përqind nga të anketuarit vlerësojnë se qytetarët nuk kanë dituri të mjaftueshme për të vlerësuar vendimet e Qeverisë, ndërsa për 47.2 përqind, deputetët në Kuvend janë pjesëmarrës më të përshtatshëm për krijimin e politikave në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button