Ja oferta e United për yllin e ri Januzaj

Manchester United ka bërë ofertën e parë zyrtare për superyllin tonë me pasaportë belge, istogasin Adnan Januzaj.

Pas shkëlqimit të tij në përballjen që patën Djajtë e Kuq ndaj Sunderland, ku i siguroi fitoren me dy supergola, janë bindur më në fund zyrtarët e klubit që t’i bëjnë ofertën e tyre zyrtare për rinovimin e kontratës, e që siç bëjnë të ditur mediat angleze, ajo është prej 60 mijë funtash në javë.

18 vjeçarit produkt i akademisë së Anderlechtit dhe i rritur nga Feguson, kontrata aktuale i përfundon pas tetë muajsh, por shumë klube të shumë të njohura janë të interesuara të kenë shërbimet e tij.

Për Januzajn fjalë lavdie kanë thurur edhe bashkëlojtarët e tij e veçanërisht Wayne Rooney duke e cilësuar si një mjeshtër të topit edhe pse i ri ai ka aftësi të mëdha, ku shumë lojtarë të rinj sikurse ai janë shumë të ndrojtur ai luan sikur të ishte shumë i pjekur dhe ka mjaft vetëbesim në vetveten që e bën të veçantë./indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button