Filloi debati në Kuvend për rebalancin e buxhetit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot filloi debati për rebalancin e buxhetit për këtë vit. Rebalanci i propozuar, me të cilin i jepen mjete Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është në rend dite në Komisionin për financim dhe buxhet.

Sipas propozimit të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, sigurim jepen 1,34 miliard denarë për shkak të kostove të larta në aspektin e indeksimit shtesë dhe 430 milion në MASH për pajisjen e laboratorëve.

Me rebalancin, nuk do të ketë shkurtim të realizimit të investimeve kapitale e cila po shkon mirë dhe se në 8 muajt e fundit është 10 përqind më shumë se në vitin e kaluar.
Buxheti i 2013 nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm por mbetet në kuadër të projektimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button