Kuçi: Nuk do të lejohet fushata e Serbisë në Kosovë

Ndalesa e Qeverisë së Kosovës për zyrtarët e Beogradit për periudhën sa zgjat fushata elektorale do të diskutohet në Bruksel, ku baronesha Catherine Ashton do t’i ulë përballë dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daciq.

Derisa zyrtarë nga Beogradi presin që vendimi për vizita në Kosovë të ndryshojë pas takimit në Bruksel, Qeveria e Kosovs ka thënë se do t’ia bëjë të qartë kryeministrit serb se nuk mund të hyjë në Kosvë [ër të bërë fushatë elektorale, shkruan koha ditore.

Sipas analistëve ky takim mund të kalojë në një atmosferë të të tensionuar, shkaku i frustrimit të kryeministrit serb pas ndalesës për të hyrë në Kosovë. “Ashton dhe dy kryeministrat në takim do të shqyrtojnë përparimin në zbatimin e marrëveshjes nga dialogu, në vecanti kur është fjala për përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit”, ka thënë Kocijanqiq.

Pavarësisht kërcënimit të Daciqit për tërheqje nga dialogu, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se pala kosovate nuk do të zmbrapset karshi shantashit të kryeministrit serb.

Qëndrimi I kryeministrit Thaçi me homologun e tij Daçiq, sipas Kuçit, do të jetë i qartë. Ndërkaq kërcënimin e Daçiqit pas ndalesës për të marrë pjesë në tubimin electoral të Iniciativës Qytetare Serbe në Shtërpcë, Kuçi e sheh si hidhërim dhe veprim të intercionit.

“Do të diskutohet edhe kjo cështje dhe unë besoj se pala kosovare do ta ketë qëndrimin i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me Marrëveshjen e 19 prillit, por edhe me frymën evropiane”, ka thënë Kuçi. “Ne jemi për atë që të inkurajohen serbët lokalë për të dalë në zgjedhje por jo që të kemi fushatë elektorale të Serbisë në Kosovë”, ka shtuar Kuçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button