Beogradi nuk pret nga Brukseli ta “frenojë” Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë, Velko Odalloviq i deklaroi RTS-së se nga mbledhja në Bruksel e dy kryeministrave të Kosovës e Serbisë me prani të Baroneshës Ashton më së paku pret “frenimin” e Kosovës, megjithatë tha se pret lejimin e zyrtarëve serbë që të mbështesin serbët në zgjedhjet lokale atje.

Velko Odalloviq, që është edhe pjesë e ekipit negociator serb, po ashtu deklaroi se “më së paku pres që të zgjidhet një çështje deri tash e pazgjidhur, çështja e anëtarit serb në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, por pret “bashkëpunimin edhe të serbëve që marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovë e nuk janë pjesë e listës unike serbe që mbështetet nga Beogradi, transmeton koha.

Merret vesh se me kryeministrin serb Daçiq në Bruksel udhëton edhe ministri i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin.

Lajme të ngjashme

Back to top button