Izraeli sulm ajror ndaj një baze ushtarake në Gaza

Izraeli ndërmerr sulm ajror ndaj një baze ushtarake në Gaza duke pretenduar se është hedhur një raketë në jug të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të radios izraelite mësohet se ushtria izraelite duke pretenduar se në rajonin Eshkol në jug të vendit është hedhur një raketë ka ndërmarrë sulm ajror ndaj një baze ushtarake në Gaza.

Ndërsa në anën tjetër theksohet se sistemi i paralajmërues i Izraelit ka dështuar në monitorimin e raketës së hedhur nga Gaza.

Ndërsa nga grupet e rezistencës palestineze ende nuk ka një deklaratë në lidhje me ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button