Kontrabanda, arrestohet një italiane me një valixhe plot me veshje për femra

Policia e Rinasit arrestoi  një 48-vjeçare nga Italia, R. Bruognolo, në aeroport, jashtë zonës së kontrollit doganor, pasi nuk kishte deklaruar një valixhe të mbushur plot me veshje për femra që kishin etiketat.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Policinë Kufitare Rinas u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Italiane R. Bruognolo, 48 vjeçe, banuese në qytetin e Latina, Itali, njoftoi Policia.

Veshjet që iu gjetën, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje te ndryshme për femra sëbashku me etiketat e tyre, të cilat nuk i kishte deklaruar në doganë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjera”

Lajme të ngjashme

Back to top button