Pogba: U largova nga United për shkak të Ferguson

Mesfushori i Juventus, Paul Pogba ka pranuar se ai është larguar nga Manchester United sepse ishte lënë në bankën rezervë në ndeshjen kundër Blackburn në ditën e fundit të 2011.

“I thashë Ferguson: Më zgjedh mua dhe do të tregoj nëse jam i gatshëm apo jo”,deklaroi ai për Telefoot.

“Kundër Blackburn, më 31 Dhjetor 2011, isha në bankën rezervë. Ferguson zgjodhi Rafael së bashku me Ji Sung Park. Pastaj u dorëzova”.

“U bashkova me Juventus për t’i heshtu njerëzit që më kritikuan, që nuk besonin tek unë dhe që kishin thënë se do dështoja”.

Lajme të ngjashme

Back to top button