Mbi 1 milion haxhilerë kanë arritur në Arabi

Sipas autoriteteve të Arabisë Saudite, numri i haxhilerëve që kanë mbërritur në Mbretëri për të kryer ritet e Haxhit këtë vit, është mbi një milionë, 14% më pak se viti i shkuar.

Numri i haxhilerëve të këtij viti, do të jetë 20% më pak se i një viti më parë, për shkak të punimeve të zgjerimit të xhamisë së shenjtë të Qabes.

Nga ana e organizatorëve janë marrë të gjitha masat për të siguruar një Haxh sa më të qetë. Forcat e rendit, zjarrfikëset, spitalet dhe grupet e ndihmës janë në gatishmëri të plotë për tu shërbyer haxhilerëve të këtij viti.

Për të mbuluar nevojat e haxhilerëve për kurbane, kanë mbërritur në portin e Xhidas mbi dy milionë krerë bagëti të imta. 

Nga Maqedonia 1500 persona këtë vit do të mund ta kryejnë kushtin e pestë të Islamit – Haxhin. Është ky numër i reduktuar për dallim nga vitet e tjera, thonë nga BFI. 

Lajme të ngjashme

Back to top button