Zonja e parë e Truqisë për herë të parë me shami në Kuvend

Për herë të parë në historinë e Turqisë moderne, një zonjë e parë e vendit, ve këmbën në kuvendin popullur, pa e hequr shaminë e kokës. Diçka e tillë ndodhi në seancën e parë të hapjes së punimeve të vitit të ri legjislativ, pranë asamblesë së përgjithshme të kuvendit popullor turk.

Zonja e parë e vendit, bashkëshortja e presidentit Abdullah Gyl, ndoqi seancën dhe fjalën e të shoqit të saj, pa e hequr shaminë e saj.

Në seancën e parë të kuvendit, merrnin pjesë vetë Kryeministri Erdogan, ministra të qeverisë, krerë të partive opozitare, shefi i shtabit të përgjithshëm dhe krerë të tjerë ushtarakë. /ardhmeriaonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button