Cërvenkovski hesht për arrestimin e mundshëm të tij

Ish-lideri i partisë opozitare LSDM, Branko Cërvenkovski nuk komenton akoma paralajmëriemt për mundësinë e arrestimit të tij në fillim të muajit të ardhshëm, si pjesë e dyshimeve në kuadër të operacionit të nisur policor i koduar “Spiuni”.

Paralajmërimi u bë nga analisti dhe drejtuesi i ‘Transparency Maqedonia’, Sasho Ordanovski. Nga kabineti i Cërvenkovskit kanë bërë të ditur se ai nuk ka ndonjë qëndrim apo për të dhënë komente mbi këto paralajmërime. 

Ordanovski ka theksuar se arrestimi i Cërvenkovskit do të jetë një skenar i pushtetit, pasi që sipas tij, partia në pushtet VMRO-DPMNE dëshiron që ta përdor këtë për zgjedhjet e parakohshme të pranverës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button