LSDM: Punësimi i pedagogëve, apo votuesve të rinj?

LSDM-ja kërkon përgjigje nga Ministri i Arsimit Spiro Ristovski,  lidhur me vendimin për punësimin e pedagogëve dhe psikologëve në shkollat fillore dhe të mesme brenda 2-3 viteve, nevojë e  cila, sipas Ministrisë së Arsimit, ka dalë si rezultat i analizave të bëra kohë më parë.

“Pse nuk keni bërë edhe analizë për  librat shkollor, premtim të bërë nga ministri i mëparshëm?

-Pse nuk keni bërë analizë për numrin e madh të kuadrit arsimorë me punë administrative në llogari të procesit arsimor?

– Pse, zotri Ristovski, nuk keni bërë analizë për frustrimet që i keni bërë te nxënësit, prindërit dhe arsimtarët për testimin ekstern? 

-Pse nuk keni bërë analizë për kualitetin e ligjeve që miratohen brenda natës, pa debate publike, pa konstruksion stabil financiar dhe elemente jofunksionale? 

-Pse nuk bëni analizë para se të harxhoni, ose, hidhni mbi 60 milion euro për projektin e pasuksesshëm- kompjuter për çdo fëmijë.” janë këto pyetjet e parashtruara sot nga Petar Atanasov.

LSDM-ja kërkon nga ministria, që ta informoj publikun për atë se, si dhe në ç’mënyrë, do të punësohet ky kuadër, apo është vetëm një tentim për të fituar votues të rinj.

Ata thonë se para dhe gjatë aktiviteteve zgjedhore nuk është e lejuar të bëhet keqpërdorimi me punësimet në sektorin publik. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button