Thaçi krah për krah me Mujën

Kryetari i PDK-së dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendos që të lëvizë gurë e dru në komunën e Prizrenit me qëllim që partia e tij dhe kandidati i saj për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja ta fitojnë besimin e qytetarëve edhe për herë të tretë. Që të ndodh kjo, ai me bashkëpunëtorët e vet, po qëndron mjaft shpesh në këtë komunë, duke marr pjesë në tubimet parazgjedhore edhe nëpër lagjet e qytetit dhe në vendbanimet rurale.

Pas pjesëmarrjes në përurimin e një rruge moderne në fshatin Arbanas, për të cilën janë investuar mbi 1 milion euro, numri një i PDK-së është takuar edhe me banorë të Anadrinisë, të cilëve iu ka premtuar mbështetje për projektet që në këtë zonë do të implmenetohen nga udhëheqja komunale me në krye Ramadan Mujën.

Në një tubim të mbajtur në lagjen më të madhe të Prizrenit, në “Ortakoll”, kryeministri ka përmend shumë të arritura që janë shënuar në Prizren nën udhëheqjen e komunës nga Ramadan Muja dhe stafi i tij, duke e veçuar si storje më të suksesshme hapjen e Universitetit Publik të Prizrenit.

“Në mandatin tonë në Prizren është hapur Universiteti i Prizrenit. Nuk ka qenë e lehtë, por ne kemi qenë të përkushtuar që të realizojmë premtimin e dhënë, por edhe kërkesën e kryetarit Muja, që të themelohet Universiteti Publik në Prizren që tani mban emrin e atdhetarit, profesorit tim të nderuar Ukshin Hoti”, ka theksuar Thaçi, ndërkohë që ka premtuar se do të ketë edhe rritje të pagave për gjithë sektorin publik.

Ai u zotua se do të ketë angazhim permanent që përmes investimeve të mëdha në vazhdimësi që do të bëhen në Prizren, ky qytet të jetë në treshen e qyteteve të rëndësishme: Tirana, Prishtina dhe Prizreni.

“Çdo projekt dhe premtim që do ta prezantoj kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja do të jetë edhe projekt dhe prioritet i imi i cili do të realizohet”, ka pohuar ai, i cili ka shprehur bindjen se “ricilkimin e kandidatit për të parin e Prizrenit, kësaj radhe nuk do ta lejojnë qytetarët e Prizrenit”.

“Ju lirisht mund të bëni krahasimin në mes investimeve të Qeverisë së Mujës dhe qeverisë së mëparshme dhe vetë të vendosin”, iu ka thënë Hashim Thaçi qytetarëve të Prizrenit, investime këto me të cilat është shprehur krenar edhe kandidati për kryetar, Ramadan Muja./Zeri

Lajme të ngjashme

Back to top button