Paraburgim për policin nga Tetova, merr ryshfet

Një i punësuar në sektorin e punëve të brendshme në Tetovë është i dyshuar për keqpërdorim të postit dhe marrje të ryshfetit, për çka i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ka bërë të ditur policia.

Sipas hetimeve të policisë së Tetovës, 43 vjetari S.P nga Gostivari, ka marrë ryshfet nga një person, të cilit i është marrë vetura për shkak të dyshimeve se ka marrë pjesë në një aksident trafiku, me premtimin se do t’ia kthejë.  I dyshuari i ka premtuar se do ti sigurojë dokumente doganore dhe të tjera për legalizim të veturës. Kundër tij është ngritur padi penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button