Ligji për siguri në komunikacion në seancë kuvendore

Për vozitje pa rripin e sigurimit, shoferët në të ardhmen do të paguajnë gjobë prej 40 euro në kundërvlerë të denarit ose do t’i shkruhen 25 pikë negative në librezën e automjetit. Për moslejimin e këmbësorëve dënimi do të arrijë deri në 200 euro në kundërvlerë të denarit.

Këto janë një pjesë e vogël e Propozim-ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, në lexim të parë i cili është në rend dite të seancës së sotme të 63-të.

Telefon celular nuk guxon të shfrytëzojë shoferi përderisa e drejton automjetin, përveç përdorimit të pajisjes e cila mundëson shfrytëzimin e telefonit celular pa përdorimin e duarve. Gjoba për biseda telefonike gjatë vozitjes arrin 40 euro ose 25 pikë negative.

Personi i cili transportohet me automjet nuk guxon ta pengojë shoferin në atë mënyrë që do ta zvogëlonte vëmendjen dhe mundësinë e tij për reagim dhe drejtim të sigurt me automjetin motorik. Gjoba për pengesë të shoferit është paraparë të arrijë 50 euro në kundërvlerë të denarit.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do t’i mbajë mbledhjet e 63-të dhe 64-t.

Në rend dite të këtyre seancave janë Propozim-vendimi për ndryshim të Vendimit për dërgimin e pjesëtarit të ARM-së për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetja vendimtare” në Afganistan si dhe shumë ndryshime dhe plotësime të ligjeve nga sfera të ndryshme, me procedurë të shkurtuar.

Deputetët do të diskutojnë edhe për propozim-ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për konfirmimin e procedurave kufitare për vendkalimin kufitar hekurudhor Tabanoc-Preshevë dhe të Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Agjencisë për zhvillim ndërkombëtar të SHBA-së për garancat bankare në bujqësi dhe zhvillim rural në Republikën e Maqedonisë.

Kuvendi do ta vazhdojë edhe mbledhjen e 64-t në rend dite të së cilës, gjithashtu janë ndryshimet dhe plotësimet e disa ligjeve me procedurë të shkurtuar nga sfera e bujqësisë, pylltarisë, shëndetësisë, punës, punëve të brendshme dhe të tjera me të cilat bëhet harmonizimi me dispozita të Ligjit për kundërvajtje.

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë edhe komisionet për shëndetësi. për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, për çështje ekonomike, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për kulturë, për punë dhe politikë sociale, për transport, lidhje dhe ekologji, mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Lajme të ngjashme

Back to top button