Ndihma humanitare për familjet e dëmtuara nga vërshimet në rrethin e Tetovës

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë prej sot kryen distribuimin e dytë të ndihmës humanitare për familjet e dëmtuara nga vërshimet në Tetovë dhe rrethinë.

Ndihma përbëhet nga 200 pako produkte ushqimore, 150 pako mjete higjienike, 250 batanije dhe ujë për pirje.

Në periudhën e deritanishme të aksionit humanitar të Kryqit të Kuq është siguruar ndihmë nga disa donator, subjekte juridike dhe qytetarë.Mbështetje për aksionin dhanë edhe Ambasada amerikane në Shkup dhe Kryqi i Kuq i Shqipërisë

Përmes telefonit nga tri operatorët në Republikën e Maqedonisë është siguruar ndihmë në të holla prej 1.039.500 denar.

Lajme të ngjashme

Back to top button