Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Turqi, 8 të vdekur

Ministri i Administrimit të Ujërave dhe Pyjeve i Turqisë, Veysel Eroğlu, njoftoi se numri i të vdekurve të shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në rajonin Hopa të qytetit Artvin në Turqi është rritur në 8 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Eroğlu, pasi ka mbërritur në rajonin Hopa në Artvin së bashku me prefektin Kemal Cirit, deputetin e Partisë AK në Artvin, İsrafil Kışla, kryetarin e mini Bashkisë Mehmet Ali Özken ka vizituar të plagosurit në spitalin shtetëror në Hopa dhe iu ka uruar “shërim të shpejtë”. Eroğlu pasi ka falënderuar edhe Ekipet e Shoqatës së Kërkim Shpëtimit AKUT dhe ekipet e Menaxhimit të Emergjencave dhe të Fatkeqësive AFAD, ka kryer një mbledhje me tavolinën e krizave.

Ministri Eroğlu pas takimit ka dhënë deklaratë për gazetarët ku ka theksuar se shërbimi meteorologjik kishte paralajmëruar për shira të dendur ku dhe Bashkia dhe mini bashkia gjithashtu kishin kryer paralajmërimet e tyre për qytetarët.

Eroğlu, duke vënë në dukje se reshjet kanë qenë shumë të dendura tha se “në 12 orë ka rënë 250 milimetra shira, 250 kilogram për metër katror. Kjo sipas llogarive që kemi bërë i bie që të jetë një prurje 1 në 500 vjet. Fatkeqësisht si pasojë e fatkeqësive 6 qytetarë kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa dy qytetarë të tjerë kanë humbur jetën nga përmbytjet. Gjithashtu një vajzë është e humbur, ku ekipet tona do të vazhdojnë punimet e tyre të kërkim -shpëtimit. Në total kanë humbur jetën 8 qytetarë dhe gjithashtu kemi një vajzë të humbur”

Eroğlu ka shtuar më tej se: “Në Hopa 4, edhe në një fshat në Arhavi do të kryejmë punime urgjente. Po ndërhyjmë në fshatrat dhe lagjet e paarritshme. Gjithasht po vazhdojnë punimet për urat dhe nën urat. Për rajonet në emergjencë po vendosen nën-urat prefabrikate dhe do të sigurohet kalimi”.

Ai i cili ka vënë në dukje se që ditën e sotme kanë nisur punimet për përcaktimin e dëmeve ka shtuar se: “Po vazhdojnë punimet për shërimin e plagëve. Për familjet e prekura për familjet të cilat kanë patur viktima kryeministria ka dërguar 10 milionë lira (afërsisht 312 mijë euro), gjithashtu këto familje do të kenë edhe ndihmën e AFAD. Ekipet do të vazhdojnë punimet duke rritur shërbimin e tyre. Të gjithë ekipet nga qytetet Trabzon, Smasun, Kars, Erzurum do të mbërrijnë këtu”.

Ndërsa theksohet se pas punimeve të kryera është gjendur edhe trupi i Nermin Demirci e cila ishte e humbur.

Lajme të ngjashme

Back to top button