Grupet punuese do të diskutojnë për Listën Zgjedhore

Grupet punuese të partive politike, nënshkrues të marrëveshjes së Përzhinos, sot, përsëri në Klubin e Deputetëve do të tentojnë të gjejnë një zgjidhje për pikat më të diskutueshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat janë planifikuar të mbahen në prill të vitit 2016.

Partitë më të mëdha parlamentare kanë arritur të merren vesh për çështjen e anëtarëve të KSHZ-së dhe e kanë pranuar propozimin e LSDM-së, ku sipas tyre, do të zgjedhen anëtarët me formulën 3+3+3, apo tre anëtarë do të jenë nga radhët e pushtetit, tre nga opozita dhe tre ekspertë do t’u bashkohen pasi të votohen me 2/3 e votave në Parlament.

Partitë politike ende janë larg marrëveshjes për çështjen e votimit të diasporës, ndërkaq ka përparim të vogël rreth pastrimit të Listës Zgjedhore. Sipas burimeve partiake, në grupet punuese mësojmë se LSDM është për regjistrimin aktiv të votuesve, dhe regjistrim të detyrueshëm.

PDSH ka propozim, regjistrimi i votuesve në Listën Zgjedhore të jetë i kombinuar. Sipas burimeve të Portalb, ajo nënkupton që në afat prej katër muajve, të zhvillohet në dy faza, në fazën e parë në afat prej dy muajve, të bëhet regjistrimi i qytetarëve të rritur në terren, pra derë më derë, ndërkaq në fazën e dytë ne afat prej dy muajsh të lihet hapësirë për regjistrimin e detyrueshëm të tyre.

BDI është për pastrimin e Listë Zgjedhore, ndërkaq VMRO-DPMNE është që të ngelet parimi i tanishëm për votimin e diasporës në tre njësi zgjedhore, nga ana tjetër LSDM thotë që diaspora duhet të votojë , por vlera e votuesve që janë shtetas të R.M.-së dhe që jetojnë jashtë shtetit të jetë e barabartë me atë të votuesve që jetojnë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button