United nuk arrinë më shumë se një pikë

Newcastle ka ndërprerë serinë pozitive të Manchester Unitedit, e cila kishte shënuar dy fitore radhazi, në sezonin e ri në Premierligë.

Ekipi i Louis Van Gaalit nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në këtë takim, shkruan Gazeta Express.

United ka dominuar 90 minuta, por nuk ka arritur ta dërgoi topin në rrjetë pasi portieri mysafir, Tim Krul ishte i pakalueshëm.

Në këtë takim, Januzaj ishte titullar, derisa në minutën e 67-të i ka lirar vendin Javier Hernandezit.

Pas tre xhirove në Premierligë, United vazhdon të mbajë pozitën e parë me shtatë pikë të tubuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button