DAP-mbyll objekte në Gostivar dhe Shtip

Inspektorët e Drejtorisë për të ardhura publike nga kontrollet e fundit kanë  mbyllur 8 objekte në Gostivar dhe 21 në Shtip.

2 objekte të tregtarëve, nga ato 8 në Gostivar, që veprojnë me objekte të vogla është parashikuar gjobë prej 750 eurove.

“Për të tjerët, të cilët veprojnë me shumicë me materiale ndërtimore, pompa të benzinës, restorante të specializuara për dasma dhe objekte të tjera, të cilat paraqesin fitim më të ulët se 50 përqind, u është shqiptuar gjobë prej 3.250 euro”, informojnë nga DAP.

Apelojnë se qytetarët janë të obliguar të kërkojnë llogari fiskale me qëllim që të sigurohen që tatimin që ata e paguajnë, të mos përfundojë, siç thonë nga DAP, nëpër xhepa privat.

Lajme të ngjashme

Back to top button