Tmerret e Luftës së Dytë Botërore (Foto)

Tmerret e Luftës së Dytë Botërore të publikuara në fotografi që nuk janë parë ndonjëherë, të marra nga gjenerali me katër yje.

Fotot personale të gjeneralit, në fushëbetejat e Francës dhe Gjermanisë nga Lufta e Dytë Botërore, janë publikuar për herë të parë. Në këtë mënyrë hidhet dritë mbi gjakderdhjen dhe dhunën e errët në Europë gjatë epokës naziste.

Fotot janë publikuar nga nipi i tij, Daniel Palmer, i cili në fillim të këtij muaji i bëri publike në faqen e internetit “Argunners.com”.

Gjenerali Palmer, i lindur më 20 shkurt 1902 në Çikago, shkon në Akademinë Ushtarake në Shtetet e Bashkuara dhe diplomohet në vitin 1924.

Kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynë në luftë në vitin 1914, Palmer u përfshi në planet për të pushtuar Europën. Në vitin 1944 ai u emërua shef i Shtabit të Divizionit të Blinduar, e cila mori pjesë në pushtimin e Normandisë, Belgjikës dhe deri në frontin perëndimor të Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button