Lajmi nuk guxon të përmbaj komente

[Recension: Çka kërkoi në Strugë Abdilaqim Ademi tek Aziz Pollozhani !?]

Konstatimet dhe qëndrimet personale, sipas rregullave gazetareske janë rreptësisht të ndaluara në lajm. Përkatësisht komentimi, është zhanër në vete dhe si i tillë nëse integrohet në lajm, e bën atë jo profesional. Në lajmin e recensuar, ka shumë komente dhe qëndrime personale të autorit ose redaksisë. Ja njëri ndër ta:“Ky i fundit vite me radhë ka qenë një figurë e anashkaluar nga BDI, për shkak të dominimit të grupimeve klanore biznesore dhe mafioze”. Në këtë rast, autori ka luajtur rolin e oponentit politik dhe jo të gazetarit i cili e ka për detyrë vetëm informimin.

Në paragrafin në vijim, gazetari shpalos si fakt të mirëqenë një informacion i cili nuk është i konfirmuar:  “….ekzistojnë tri grupe brenda kësaj partie”, ai nuk tregon nëse ka tentuar të verifikojë këto informacione ose mohim të këtyre zërave.

Takimi i Ademit me Pollozhanin ka ngjallur shumë dyshime dhe debat në opinionin strugan, duke pasur parasysh rrethanat politike në degën e Strugës, ku tashmë siç dihet ekzistojnë tri grupe brenda kësaj partie në këtë qytet dhe atë ai i Ramiz Merkos, Azis Pollozhanit dhe krahu i ish ministrit Arben Labënishti.

Çka kërkoi në Strugë Abdilaqim Ademi tek Aziz Pollozhani  screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Çka kërkoi në Strugë Abdilaqim Ademi tek Aziz Pollozhani !?

Data dhe koha e publikimit: 17.08.2015

Data e recensionit: 18.08.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Autori thirret në “zërat brenda BDI-së”. Kjo në gazetari njihet si burim anonim i pakonfirmuar. Në tekst përmenden shumë emra dhe nga asnjëri nuk është kërkuar qëndrim.

Zëra brenda BDI-së në Strugë flasin hapur për një rikthim të ish ministrit Azis Pollozhani në strukturat drejtuese në Strugë, madje flitet që Pollozhani synon kandidaturën e BDI-së për zgjedhjet e ardhshme lokale, pretendim ky që thuhet se është objektiv edhe i deputetit aktual Ramiz Merko.

Autori tekstin e përfundon, duke hapur një kapitull tjetër, atë të problemeve brenda partiake në BDI-në e Kumanovës dhe Tetovës. Megjithatë, nuk shpjegon se çfarë ka ndodhur dhe si kanë përfunduar përçarjet në BDI-të e këtyre dy qyteteve.

“Lufta” politike në BDI-në e Strugës, po bëhet çdo ditë dhe më e “nxehtë”, ndërsa situatë e ngjashme mbizotëron edhe në qytetet të tjera të vendit si Kumanovë dhe Tetovë.

Titulli tendencioz dhe i vendosur me qëllim tërheqjen e lexuesve, nuk ka pasuar përgjigjen e tij se Çka kërkoi në Strugë Abdilaqim Ademi tek Aziz Pollozhani”. Kjo e bën tekstin jo të lexueshëm dhe ngjall zhgënjim tek lexuesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button