Turqi, terroristët i vendosin zjarrin 30 makinerive që përdoreshin në ndërtimin e një rruge

Terroristët në qytetin Şırnak të Turqisë kanë djegur 30 makineri të cilat përdoreshin në ndërtimin e një rruge, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se një grup anëtarë të organizatës terroriste PKK pasi kanë hyrë në kantierin e ndërtimit të një tuneli në afërsi të malit Xhudi ku është duke vazhduar ndërtimi i rrugës me dy korsi Şırnak-Cizre nga një kompani private, pasi kanë larguar punëtorët kanë djegur 30 makineri ndërtimi dhe janë larguar.

Si pasojë e zjarrit makineritë kanë dalë jashtë përdorimit. Mësohet se forcat e sigurisë pas njoftimit për situatën kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur operacion për kapjen e autorëve.

Theksohet gjithashtu se terroristët edhe në rajonin Eruh të qytetit Siirt i kanë vënë zjarrin edhe 5 makinerive të të njëjtës kompani.

Lajme të ngjashme

Back to top button