Takimi i grupeve punuese: Lista zgjedhore me regjistrim derë më derë, KSHZ me 9 anëtarë

Përfundoi pa marrëveshje përfundimtare edhe takimi i sotëm i grupeve të punës. Pavarësisht se në parim ka një akord për çështjen e listës zgjedhore dhe përbërjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, partitë politike duhet të merren vesh edhe për disa detaje të fundit në kuadër të këtyre çështjeve, njofton Alsat-M. Siç mësohet, VMRO dhe LSDM janë shumë afër marrëveshjes për krijimin e një liste të re zgjedhore me regjistrimin paraprak të zgjedhësve, por me modifikime nga propozimi fillestar i opozitës.

Listën do ta menaxhojë Komisioni Shtetëror Zgjedhor, ndërsa persona të angazhuar nga KSHZ-ja, në një periudhë të caktuar kohore, do të vizitojnë çdo shtëpi dhe do të regjistrojnë personat me të drejtë vote.

Çështja e dytë për të cilën thuhet se palët janë marrë vesh parimisht, është përbërja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Partitë janë afër marrëveshjes Komisioni i Zgjedhjeve të përbëhet nga 9 anëtarë, edhe atë 3 të propozuar nga pushteti, 3 nga opozita dhe 3 anëtarë të pavarur që do të zgjidheshin nga Parlamenti, me shumicën e 2/3.

3 anëtarët që duhet të zgjidhen nga Kuvendi, duhet që paraprakisht të kenë përvojë më të gjatë në monitorimin e zgjedhjeve në vende të huaja.

Lajme të ngjashme

Back to top button