Goran Trajkovski sërish zgjidhet drejtor i DAP

Goran Trajkovski mbetet në krye të Drejtorisë për të Ardhura Publike, lajmëron Telma.

Qeveria në seancën e djeshme vendosi që Trajkovski të vazhdojë të udhëheq me njërën nga institucionet kryesore shtetërore. Këtë vendim Qeveria e miratoi në mënyrë të përshpejtuar,  duke pasur parasysh atë se afati i paraqitjes në shpalljen publike për zgjedhjen e drejtorit të ri të DAP ka përfunduar mbrëmë.

Ky do të jetë mandate i tretë i Trajkovskit në këtë pozicion, pasi para dy ditëve i skadoi mandati. Por ende nuk dihet se sa do të udhëheqë me DAP duke pasur parasysh që pozita e drejtorit duhet të jetë lënde e një marrëveshje politike ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

Lajme të ngjashme

Back to top button