Partia e shndërruar në “Bilderberg Grup “!

Nuk është e shëndetshme për demokracinë të fragmentarizohet në parti të re politike si Bashkimi Demokratik për Integrim.Kjo parti me urgjencë duhet të reformohet nga stazhet e ministrave të pandryshueshëm si ai i profilit të ministrit rus Lavrov, ose, të ikin nga i pari deri te militanti i fundit i ndërgjegjshëm i partisë.

Kjo parti është shndërruar në “Bilderberg grup”, me funksionarë të pasuruar në mënyra kriminele duke abuzuar me buxhetet dhe parat publike. Pasurimi i tyre ka qenë i ndihmuar nga formulat masonerike të VMRO-së , në kundër shpërblim të nënshtrimit dhe mjegullimit të arritjes të së drejtave të shqiptarëve, ose arritje të cunguara ,paraprakisht të konstruktuara.

Ky grup do synojë akoma të modifikojë strategjinë e dinastive për ti mbajtur edhe më tutje shqiptarët në Maqedoni të nënshtruar dhe të hipnotizuar, që nga druri të mos mundë ta shohin pyllin.

Miq të dashur, nuk ka pushtet ideal askund në botë, as që ka patur dhe as që do të ketë ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Por, shumica e kësaj kupole politike janë pasuruar aq, sa besoni, nuk kanë poseduar as për së afërmi aq para e pasuri as djemtë e Josip Broz Titos i cili udhëhoqi me një regjim ,me një shtet prej 22 milionë banorësh.

Komparimet marramendëse mund të garojnë edhe me djemtë e Fidell Kastros në Kubë.

Fundja , nuk është xhelozia te pasurimi i tyre por te varfërimi i jonë, sepse shteti ku lulëzojnë shpërdorimet dhe korrupsioni, ajo shoqëri ka pushtetarë dhe oligark të pasur kurse qytetarë të varfër.

Edhe dembelët më të mëdhenj mund të jetojnë fukarenj, por jo në shpinë të tyre të pasurohen maskarenjtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button