Një grua humbi jetën nga goditja e autobusit në magjistralen Ohër-Strugë
Një grua humbi jetën në një aksident që mbrëmë ndodhi në rrugën magjistrale Ohër-Strugë, në fshatin Misleshevë.
Zëdhënësi i SPBsë Ohër Stefan Dimoski e konfirmoi fatkeqësinë, e cila sipas tij, ka ndodhur rreth orës 21 kur një autobus, tani për tani për arsye të panjohura e ka goditur gruan e cila ka qenë duke ecur në rrugë.
Nga goditja gruaja, identiteti i të cilës nuk është kumtuar, ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi i Ndihmës së shpejtë të Strugës vetëm e ka konstatuar vdekjen.
Kontroll kanë bërë prokurori dhe nëpunësit policorë nga Stacioni policorStrugë , ndërsa hetimi duhet të konfirmojë se nën çfarë rrethana ka ndodhur fatkeqësia. Më shumë detaje policia do të njoftojë gjatë ditës.