Avancohen 6 ushtarakë maqedonas dhe asnjë shqiptarë

Shqiptarët vazhdojnë të anashkalohen në Armatën e Maqedonisë. Në aktivitetet për shënimin e Ditës së ARM-së, u ngritën në gradë 6 ushtarakë, ndërsa në mesin e tyre nuk kishte asnjë shqiptarë. Zv/Ministri i Mbrojtjes Ilmi Selami thotë se këto nuk janë avancimet e vetme. Në rastin konkret sipas tij bëhet fjalë për ushtarakë të punësuar në objektin kryesor të Shtatmadhorisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, njofton Alsat-M.

“Në gradën kapedan nga gjithsej 12 avancime janë 5 ushtarak shqiptarë që janë avancuar, me gradën major janë avancuar 3 shqiptarë, në gradën toger janë avancuar 2 ushtarak, në gradën nënkolonel për fat të keq nuk kemi ushtarak shqiptarë të cilët i plotësojnë kushtet që të avancohen,” u shpreh Ilmi Selami, zv/Ministër i Mbrojtjes.

Sipas zv/ministrit të Mbrojtjes gjatë konkursit të fundit nga 160 ushtarë të pranuar, 40 janë shqiptarë prej të cilëve 5 i kanë plotësuar kushtet për tu inkuadruar në njësitin ‘Ujqit’.

“Besoj se tek njësia speciale ‘Ujqit’ do të pranohen 6 shqiptarë, tek ‘Renxherët’ edhe 7 shqiptarë dhe tek njësit tjera sigurisht se do të ketë edhe ndonjë shqiptarë. Në përgjithësi nga konkursi i fundit, prej 160 kandidatëve, 40 shqiptarë janë pranuar,” deklaroi Naser Sejdini, zëvendës shef i deritanishëm i Shtatmadhorisë së ARM-së.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Nuk eshte e vertet un jam ushtarak qe i plotesoj kushtet qe nga viti i ri per graden nenkolonel. Nese doni mund edhe te kontaktojme

Back to top button