MPB: Dorëzohen gjashtë kërkesa të reja për azil

Nga 14 gushti deri sot janë dorëzuar gjashtë kërkesa për azil, nga të cilat tre janë nga Siria dhe tre nga Afganistani, dhe me ta edhe katër fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre, njofton MPB.

Në periudhën e njëjtë, sipas MPB-së, janë dhënë 3,694 vërtetime për shtetas të huaj, nga të cilët 2,235 janë për meshkuj, 666 femra, 698 fëmijë të shoqëruar nga të moshuar me vërtetim, dhe 95 fëmijë të pashoqëruar.

Sipas shtetësisë, shtetasit me vërtetime ndahen kështu: 3,529 nga Siria, 70 nga Iraku, 41 nga Palestina, dhe shtetet të tjera me numër më të vogël.

Deri tani, në total janë dhënë 37,461 vërtetime, nga të cilët 25,784 janë për meshkuj, 5,227 për femra, 5,949 për fëmijë të shoqëruar nga prindër, dhe 501 për fëmijë të pashoqëruar. Nga të gjithë këta, 30,090 janë nga Siria, 2,003 nga Afganistani, 1,815 nga Iraku, 1,080 nga Pakistani, 548 nga Somalia, 548 nga Palestina, 299 nga Kongo, 140 nga Kameruni, 138 nga Eritrea, 128 nga Nigeria, 108 nga Etiopia, dhe nga shtetet e tjera me numra më të vegjël.

Që nga lëshimi i vërtetimeve deri më sot janë dorëzuar 47 kërkesa për azil.

Lajme të ngjashme

Back to top button