Dortmundi e futi në “shishe” Monchengladbach-un

Skuadra e Borussia Dortmundit e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri 2015/16 të Bundesligës kundër rivalit Borussia Monchengladbach.

Dortmund në ndeshjen hapëse ka deklasuar skuadrën e Granit Xhakës, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 4:0.

Pjesa e parë ka qenë e jashtëzakonshme për Dortmundin, ku shënuan 3 gola me anë të Reus 15’, Augameyang 21 dhe Mkhitaryan 33.

Po i njëjti lojtar shënoi edhe golin e katërt në minutën e 50.

Granit Xhaka luajti nga fillimi në këtë ndeshje, por u zëvendësua në minutën e 79 të pjesë së dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button