Komuna e Tetovës njofton për situatën pas vërshimeve në këtë rajon

Komuna e Tetovës ka bërë me dije se deri ku janë punimet për sanimine e dëmeve pas vërshimeve që e kapluan një pjesë të qytetit si dhe disa fshatra ku mbetën të vdekur 6 persona, dhjetëra të lënduar dhe u shkaktuan dëme materiale.

F.Poroj
Është bërë zhbllokimi i tërësishëm i rrugës, aktualishtë punohet me 21 maqineri në shtratin e lumit, faza e ndërtimit të urrës në brendësi të fshatit është në procedurë të ndërtimit e sipër. Si konkluzë e trupit koordinues së Komunës, doli edhe mos ndërprerja e vazhdimit të punimeve, nga udhëheqësit e trupit koordinues u mor vendim që intenziteti i punëve të vazhdoj edhe mëtutje, edhe pas tejkalimit të situatës emergjente.

F.Reçicë
Është bërë sanimi i tërësishëm I hapjës së rrugëve, pastrimit të shtratit të lumit, do të vazhdpjnë procedurat për dezinfektim të shtëpive dhe lokaleve afariste. Komisioni për vlersimin e dëmeve ka dalë në terren për të evidentuar dëmet.

Qyteti i Tetovës

Është bërë zhbllokimi i rrugës në lagjen “Dardania”, gjegjësishtë i nënkalimit të pare dhe nënkalimit të dytë. Në lagjen bllok 70 janë pastruar podrumet e banesave dhe gjithashtu është bërë kthimi në gjendjen e mëparshme të parqeve të banesave nga ana e “NPK TETOVA”.

Rruga e Banjës

Është bërë zhbllokimi i rrugës nga maqineritë e rënda, tani vazhdojnë punimet në Teqen e Shipkovicës, për kthimin në normalitet për mundësimin e kalimit të lirë.

Në Kompleksin “Bazar”

Punohet në drejtimin e pastrimit dhe dezinfektimit të një sipërfaqe prej 250m katrorë, nga ana e ndërmarjes do të instalohet një ventil i pakthyeshëm për të sanuar në tërësi gjendjen, mëpastaj do të bëhet edhe dezinfektimi i hapsirës publike. Janë dezinfektuar edhe çerdhet, shkollat, dhe do të vazhdojë dezinfektimi i hapësirave publike.

Kryqi i Kuq

Fondi solidar do të vazhdojë më grumbullimin e mjeteve deri më 31 gusht, informohen të gjithë qytetarët qëj janë të interesuar të donojnë që TTK Banka ka anuluar provizionin për qytetarët të cilët dëshirojnë të donojnë mjete.

Ministria e Bujqësisë

Informohen banorët që deri më 26 gusht, do të jëtë afati përfundimtarë për paraqitjen e dëmeve në hapsirat e të mbjellurave.

Lajme të ngjashme

Back to top button