PLD: Pas 9 viteve qeverisje, MPB-ja pikërisht tani, ngrenë padi penale kundër “Makpetrol-it”

Paria Liberale Demokratike reagoi pas padisë penale e cila u dorëzua kundër 21 personave nga MPB-ja për shkak supozimeve se ilegalisht është bërë derdhja e kapitalit nga Sh.A. “Makpetrol” në Shoqatës Komanditare Aksionare “Oilko”.

Pse pas 9 viteve qeverisje, MPB-ja pikërisht tani, para zgjedhjeve të përkohshme parlamentare, ngrenë padi penale kundër Sh.A. “Makpetrol” dhe Sh.K.A.“Oilko”, që në pronë të tyre është edhe televizioni “Telma”, pyesin nga PLD-ja.

Ata përkujtojnë se në të njëjtën mënyrë u realizua aksioni për mbylljen e televizionit “A1”, ishte gjithashtu e dukshme edhe shtypja me kërcënime me padi penale ndaj pronarëve të Sh.A. “Fershped”, e cila rezultoi me shitje të majme të televizionit “Alfa”, e cila më vonë u bë mbështetës i madh të politikave të Qeverisë.

Të mos harrojmë dhe procedurën aktuale për marrjen të koncesionit nacional të radio rrjetit “Kanal 77” .

Më se i dukshëm është nervozizmi i VMRO-DPMNE-së, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe përpjekjes së tyre për të heshtur çdo lloj të mendimit kritik nga ana e mediave dhe opinionit publik. PLD-ja fton faktorin ndërkombëtar qe me vëmendje t’i ndjek zhvillimet në vend dhe të mos lejojë marrëveshja e Përzhinos të bëhet edhe një letër tjetër higjienike”, thuhet në njoftimin e PLD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button