Prokuroria kontrollon borxhin e komunës së Manastirit

Borxhi i komunës së Manastirit me kredi më të madh se 2,5 milion euro nga Banka Botërore, për rregull infrastrukturor të ish kazermës, ku në vijim e sipër janë ndërtimet e objekteve afariste dhe  të vendbanimeve, është vendosur nën kontrrollin të Prokurorisë Themelore Publike në Manastir.

Këtë informacion për “Metën” e zbulojnë burime nga Prokuroria, me paralajmërim se, kinse bëhet fjalë vetëm për zgjerim të hetimit gjegjësisht të lëndës që Prokuroria e ka hapur kundër kryetarit Vlladimir Taleskit dhe për punën e komunës pas “bombave” të Zaevit.

Supozohet se për Prokurorinë ka qenë më se e rëndësishme që të konfirmohet pse është marrë kredia dhe ku kanë përfunduar paratë që para borxhit kanë qenë të planifikuara për ndërtimin e infrastrukturës në ish kazermën, duke pasur parasysh se investitorët që moti i kanë paguar kontributet ndaj komunës. Kredia mori dritë jeshile nga Këshilli i Komunës në fund të marsit të këtij viti.

“Procedura në Prokurorinë Themelore Publike – Manastir për lëndën për të cilën shfaqi interes ka të bëjë me funksionimin e plotë me mjetet e Komunës së Manastirit. Prokurori kompetent publik ka lëshuar urdhër deri tek Byroja për Ekspertizë Ligjore për ekspertizën e dëshmive të grumbulluara, prej ku priten rezultatet ndërsa njëkohësisht verifikohen edhe rezultatet tjera nga kallëzimet penale. Pas kompletimit të materialit dëshmues, prokuroria themelore publike – Manastir do të sjell aktvendim” thuhet në përgjigjen me shkrim nga konferenca e shtypit ndaj pyetjes për “Metën”.

Deputeti Vasko Kovaçevski nga Manastiri në muajin maj ngriti kallëzim penal kundër Taleskit pasi në një prej audio-regjistrimeve të LSDM-së u dëgjua bisedë mes ministrit të financave Zoran Stavrevski dhe ish ministres Gordana Jankulloska ku zëvendës- kryeministri e quan Taleskin “kriminel të rëndë” sepse për transportin e nxënësve ka firmosur marrëveshje të majme dhe të korruptuar.

Kovaçevski tha se në audio-regjistrimet bëhet fjalë për marrëveshje për transportin e nxënësve prej qershorit të vitit 2010, ku çmimet e kontraktuara kanë qenë madje 10 herë më të larta sesa çmimet e tregut dhe kërkoi Prokuroria të veproj sipas ligjeve.

Borxhi i Komunës së Manastirit me kredi nga Banka Botërore hasi në kritika të ashpra nga opozita manastirase nga Këshilli,  në veçanti për faktin se Manastiri ka buxhet vjetor prej rreth 28 milion euro.

Kredia të cilën po e merr Komuna është me afat të kthimit prej 13 viteve dhe grejs periudhë prej 3 viteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button