Më thuaj si bën selfie, të të them personalitetin

Lloji i selfie-t që ju bëni më shumë se sa fytyrën tuaj mund të japë një tablo të personalitetit, sipas një studimi të ri. Lin Qiu, një profesor i psikologjisë në Nanyang Technological University, i ka kërkuar rreth 120 përdoruesve të rrjeteve sociale kineze, që kanë bërë selfie, të plotësonin një pyetësor personaliteti.

Selfie-t e tyre më pas u ekzaminuan nga mbi 100 studentë kinezë të cilëve iu kërkua të jepnin gjykimin e tyre mbi personalitetin e atyre që kishin bërë fotot selfie.

Studentëve iu kërkua të rendisnin selfie-t në bazë të 13 tipareve, përfshi shikimin në kamera, dhe nëse kishte redaktim të fotos. Gjetjet e tyre, të publikuara në Computers and Human Behaviour, bëjnë të ditur se një numër selfie-sh korrespondonin me personalitetin e pjesëmarrësve.

Ata gjetën se ata që janë mirëdashës dhe të mirëkuptueshëm kanë tendencën të dalin të buzëqeshur apo të qeshur në selfie-t e tyre, dhe të mbajnë kamerën në pozicion të ulët. Ata që bënin pjesë në kategorinë “të hapur për eksperienca” ishin gjithashtu të predispozuar të postonin selfie më pozitive.

Personat që janë më të ndërgjegjshëm ishin më pak të predispozuar të publikonin vendndodhjen e tyre në sfondin e fotos, ndërsa të tjerët që janë të paqëndrueshëm emocionalisht dhe nevrik, kishin tendencën të pozonin selfie në formën e “duck face”.

Në përgjithësi studentët që ekzaminuan selfie-t presupozonin se njerëzit që shprehnin emocione pozitive në foto dhe shihnin direkt në kamera ishin më miqësor.

Lajme të ngjashme

Back to top button