Najçevska: Pas mbylljes së A1, tani radhën e ka Telma

Në rrjetet sociale ka shpërthyer një valë reagimesh në lidhje me padinë penale kundër njeriut të parë të “Makpetrol”-it, Andreja Josifovski dhe anëtarëve të Këshillit drejtues dhe mbikëqyrës, raporton Zhurnal.

“Kështu filloi edhe aksioni për mbylljen e Televizionit A1. Tani Telma është në radhë?”, pyet aktivistja e të drejtave të njeriut, Mirjana Najçevska.

“Shpresoj se e kemi mësuar leksionin nga A1, por të përsërisim: Targeti është Telma, drejtësia selektive është padrejtësi!”, konstaton gazetari Vllado Apostollov.

Në linjë të ngjashme është edhe komenti i koleges së tij Kristina Ozimec.

“Gjatë dy tre viteve të fundit, disa biznesmenë të njohur u bënë viktimë të pushtetit, i cili ua mori bizneset. Më së shpeshti me nënçmime dhe kërcënime. Disa prej tyre personalisht i njoh. Dhe shumë mirë e di se sa ata shpresonin se nëse janë të mirë, dorëdhënës dhe kooperativ, pushteti do t’i falë dhe do ti lë lirisht ti realizojnë bizneset e tyre dhe të kënaqen. Sa naivë ishin!, shkruan Ozimec.

Lajme të ngjashme

Back to top button