Fermerët do të mund të marrin pension pleqërie

­ Qeveria në seancën e saj të fundit i miratoi ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilat iu dilet në prag kërkesave të fermerëve në shtetin tonë.

Pas miratimit të këtij ligji nga Kuvendi, do të krijohen mundësi ligjore që qindra fermerë individual të marrin pensione pleqësrie.

Ky vendim ligjor do të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit 2016. Këtë në konferencën e sotme për shtyp e kumtoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, i cili sqaroi se me këtë vendim ligjor iu dilet përpara kërkesave të shoqatave të fermerëve, sindikatave dhe një numri të madh të qytetarëve.

“Me këto ndryshime propozohet të vendoset mundësi ligjore që fermerëve t’u llogaritet në stazhin e tyre edhe koha e kaluar në sigurim, sipas Ligjit për sigurim pleqërie të fermerëve, i cili zbatohet në periudhën nga viti 1978 deri në vitin 1988. Me këtë do të krijohet mundësi për realizimin e kushteve minimale për realizimin e të drejtës së pensionit (15 vjet stazh pensional)”, tha Spasov.

Për këtë masë, siç shtoi ministri, Qeveria do të ndajë rreth 34 milionë denarë në nivel vjetor për pagesën e pensioneve.

“Nëse i siguruari nuk ka stazh të plotë të konfirmuar të sigurimit pas 1 janarit të vitit 1989, për shkak të plotësimit të kushteve për realizimin e të drejtës së pensionit, do të llogaritet koha e kaluar në sigurim sipas Ligjit për sigurim të moshës së pleqërisë të fermerëve i cili është zbatuar nga viti 1978 deri në vitin 1988, përderisa është paraqitur në sigurim dhe kontributi për këtë sigurim është paguar në kohën e vlefshmërisë së Ligjit për sigurim të moshës së pleqërisë të fermerëve dhe përderisa kryhet pagesa e kontributit për sigurim pensional dhe invalidor për periudhën prej 1 janarit të vitit 1989, deri në realizimin e kushtit prej 15 viteve stazh të sigurimit përderisa është paraqitur në sigurim të obligueshëm social pas 1 janarit të vitit 1989”, sqaroi Spasov.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ministri tha se me këtë masë do të përfshihen rreth 400 fermerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button