Ditë të hapura të dedikuara për bujqit

Ekipe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural prej sot e deri të shtunën do të mbajnë ditë të hapura në disa qytete në gjithë shtetin.

Takime me bujqit janë planifikuar në Gostivar, Tetovë, Mogillë, Novac, Manastir, Bogdanc, Demir Hisar, Strugë, Sveti Nikollë, Koçan, Strumicë, Gjevgjeli, Vinicë, Probishtip, Dojran, Ohër, Resnjë, Kërçovë, Shtip, Kratovë, Kavadar, Veles, Negotinë dhe Vallandovë.

Gjatë ditëve të hapura bujqit do të kenë mundësi që të informohen me volitshmëritë që i ofrojnë programet për mbështetje financiare të bujqësisë dhe të japin propozimet e tyre për të zgjidhje të problemeve me të cilat ballafaqohen.

Ekipet nga Ministria e Bujqësisë do t’i prezantojnë edhe mundësitë e programit IPARD. Sipas kompetentëve, me ditët e hapura ngrihet niveli i informimit të bujqëve rreth mundësive të këtyre programeve, ndërsa nga ana tjetër, institucionet kanë rast t’i dëgjojnë problemet me të cilat ballafaqohen bujqit gjatë shfrytëzimit të mjeteve nga programet.

Lajme të ngjashme

Back to top button