CIVIL kërkon nga MPB-ja gjetjen e sulmuesve

Organizata Civil ka kërkuar reagim të menjëhershëm të institucioneve për gjetjen e sulmuesve të dhjetëra personave në qendër të Shkupit.

Qendra për Liri Civil I ka bërë thirrje ministrisë së Brendshme për një reagim më të shpejtë për gjetjen e sulmuesve dhe dënimin e tyre në mënyrë adekuate, pasi vlerëson se vetëm në këtë mënyrë të mund ta ruajë sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve.

Civil thotë se nuk duhet në asnjë mënyrë të lejohet përkeqësimi i situatës, vazhdimi i rrahjeve ndëretnike dhe incidente të reja hakmarrëse. Organizata Civil vlerëson se çdo pasivitetit i MPB-së dhe Prokurorisë Publike mund të krijojë hapësirë për spekulime se këto sulme dhe incidente të ngjashme, janë të orkestruara nga pushteti.

Civili u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve dhe të lejojnë që institucionet ta kryejnë punën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button