Analistët: Ndryshimi i modelit zgjedhor është i domosdoshëm

Njohësit e çështjeve politika vlerësojnë se Maqedonia ka nevojë të ndryshojë modelin  zgjedhor, kështu për të pamundësuar manipulimi i votës së qytetarëve.

Profesori universitar Mersel Bilalli thotë për Portalb, se duhet ndryshuar modelin zgjedhor, edhe sa i përket aspektit territorial ku duhet aplikuar sistem të një njësia zgjedhore edhe në aspekt përmbajtjesor.

“Te zgjedhjet duhet shumëçka ndryshuar. Së pari duhet pastruar listën zgjedhore ku me gjasa ka shumë votues fiktiv dhe aso me nga dy apo më shumë numra amë. Supozohet se ka mbi 150 mijë të tillë në RM që pushtetit i ka ndihmuar të fitoj triumfalizëm zgjedhor. E dyta, duhet ndryshuar modelin zgjedhor, edhe sa i përket aspektit territorial ku duhet aplikuar sistem të një njësia zgjedhore edhe në aspekt përmbajtjesor. Pra duhet aplikuar sistemin e një njësie zgjedhore. Ata që kundërshtojnë këtë model thirren në atë se kjo do të favorizonte qytetet kurse do te margjinalizonte pjesën rurale, pasi partitë do të kandoiduakan më shumë në qytete të mëdha. Por, kjo pa problem rregullohet me ligj përmes sistemit të kuotave. Kjo do t’u mundësonte partive të vogla që të faktorizohen e jo të jenë vasale të partive të mëdha, me ç’rast njëkohësisht do të kishim edhe demokratizim të shtetit, edhe bashkëkontroll në pushtet, edhe përfaqësim të më shumë opsioneve në parlament”, tha Bilalli.

Ai shtoi se gjithashtu duhet aplikuar modelin e listave të hapura, me ç’rast qytetarëve do t’u mundësohej që të përcaktohen jo vetëm për partitë, por edhe për individë.

“Duhet aplikuar gjithashtu modelin e listave të hapura, me ç’rast qytetarëve do t’u mundësohej që të përcaktohen jo vetëm për partitë, por edhe për individë, duke u mundësuar votuesve që të bëjnë rangim ndryshe nga ajo që kanë bërë partitë. Kjo ka disa efekte pozitive. Së pari, njerëzit do të dijnë kujt t’i drejtohen si deputet, dhe e dyta, partitë do t’i detyron që të kandidojnë persona me famë dhe profesionistë të mirë e jo persona të dëgjueshëm pasi ndeshen me konkurrencë direkte me emra. Kjo do të forconte kapacitetet e parlamentit si pushtet legjislativ, do të kontrollonte qeverinë dhe segmentet tjera dhe do të dobësonte liderët partiak, të cilët janë fatkeqësia jonë”, tha Bilalli.

Profesoresha e shkencave politike, Mirjana Maleska gjithashtu thekson nevojën për shumë ndryshime në procesin zgjedhor, si në lista ashtu edhe ne modelin.

“Shumë gjëra duhet ndryshuar dhe ky është momenti, kur ka mbikëqyrje nga të huajt që të mos bëhen manipulime siç janë bërë deri më tani me votën e qytetarëve. Mendoj se nevojitet ndryshim thelbësor në listën e votuesve dhe gjithashtu në modelin zgjedhor me qëllim që tu jepet edhe partive më të vogla opozitare stimul dhe mundësi për pjesëmarrje në Parlament si dhe hapësirë për promovim”, tha për Portalb, Maleska.

LEXO MË SHUMË:

“Solidariteti”: Të ndryshohet modeli zgjedhor në dobi të qytetarëve jo partive

Partitë politike opozitare kërkojnë ndryshim të modelit zgjedhor

Listat e hapura dhe shteti një njësi, imperativ në modelin zgjedhor

Trajanov kërkon ndryshimin e modelit zgjedhor, Maqedonia të jetë një njësi

BDI-ja paralajmëron hapa konkrete për ndryshimin e modelit zgjedhor

“Lenka”: Ja pse ky model zgjedhor në Maqedoni është i dëmshëm

Një njësi zgjedhore në Maqedoni, mundësi për më shumë deputetë shqiptarë

Lajme të ngjashme

Back to top button