Schweinsteiger dëshiron të rikthehet në Gjermani

Bastian Schweinsteiger, që u transferua nga Bayerni te Manchester Unitedi muajin e kaluar, dëshiron që të rikthehet sërish në Gjermani, kësaj radhe për Oktobirfest, ku gjithashtu ka ftuar gjithë lojtarët e Manchesterit.

Çdo vjeshtë miliona njerëz nga e gjithë bota mblidhen në jug të Gjermanisë për të marrë pjesë në një nga festivalet më të famshme të birrës dhe tani Schweinsteiger ka ftuar gjithë bashkëlojtarët e rinj në këtë festë nëse trajneri e aprovon një gjë të tillë.

Kjo mund të mos i pëlqej aspak trajnerit Luis Van Gaal pasi që sezoni vetëm sa ka filluar.

“Unë kam folur me kapitenin, Wayne Rooney dhe nëse kemi kohë, dëshiroi që ta ftoj gjithë ekipin në Oktoberfest. Nuk e di nëse kemi shumë kohë por së pari duhet të marrim leje nga trajneri”, është shprehur 31-vjecari i cili në vikendin që lamë pas debutoi me fanellën e Unitedit në fitoren prej 1-0 në Old Trafford ndaj Tottenham, në ndeshjen hapëse të Premierligës Angleze.

Lajme të ngjashme

Back to top button