Stamboll: Të shtëna afër Konsullatës amerikane

Dy persona të paidentifikuar dhe të armatosur kanë shtënë afër ndërtesës së Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Stamboll të Turqisë.

Autoritetet kanë thënë sot se askush nuk ka pësuar nga këto të shtëna, por personat e armatosur kishin ikur, pasi policia ka hapur zjarr kundër tyre, transmeton REL.

Ky incident ndodhi vetëm disa orë, pasi nga një sulm me bombë, kundër një stacioni të policisë në Stamboll, mbrëmë u plagosën 10 vetë, përfshirë 7 policë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që ka ndodhur në periudhën e kulmit të dhunës ndërmjet forcave të sigurisë së Turqisë dhe kryengritësve nga Partia Punëtore e Kurdistanit (PPK).

Po ashu, kjo dhunë po ndodhë në kohën kur Turqia i ka shtuar aktivitetet ushtarake për t’i luftuar ekstremistët e grupit, Shteti Islamik.

Lajme të ngjashme

Back to top button