LR-PDSH për incidentin rreth lojës kampionale në futboll: Agresorët të nxirren para ligjit

Lëvizja për Reforma ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit që ndodhën në ndeshjen e futbollit mes KF Vardarit dhe KF Shkupit.

“Protestojmë kundër ngjarjeve të fundit rreth lojës kampionale në futboll midis KF Vardarit dhe KF Shkupit.

Brohoritjet shoviniste gjatë lojës, të pasuara me rrahje të shqiptarëve të pafajshëm, pas përfundimit të lojës, tregojnë në radhë të parë për mungesën e vullnetit për bashkëjetesë të një grupi huliganësh.

Apelojmë deri te Federata e Futbollit të Maqedonisë të kërkojë përgjegjësi nga delegati i ndeshjes, i cili nuk ka vepruar sipas rregullores së institucionit në fjalë.

Po ashtu, apelojmë që MPB-ja të bëjë punën e saj në identifikimin e shpejtë të atyre që sulmuan qytetarët e pafajshëm në rrugët e Shkupit, dhe të gjithë agresorët të dënohen sipas ligjeve.

Kërkojmë nga përfaqësuesit e BDI-së në MPB që të zgjohen nga gjumi, të dalin nga gëzhoja e problemeve brendapartiake dhe komforit qeveritar dhe të dalin në teren, se përgjegjësia e rrahjes së shqiptarëve bie direkt mbi ta”, thuhet në reagimin e LR-PDSH.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button