Bashkia e Tiranës nuk pushon as në fundjavë

Bashkia e Tiranës duket e vendosur që t’i kthejë kryeqytetit normalitetin në shërbime, pavarësisht temperaturave të larta të gushtit. Krahas masave për vënien në funksion të të gjitha shërbimeve dhe ambienteve të përbashkëta për qytetarët, Bashkia e re po i kushton vëmendje të shtuar pastrimit dhe rehabilitimit të hapësirave publike.

Gjatë fundjavës, veç pastrimit të përditshëm të qytetit, puna ka filluar edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po bëhet rikonstruksioni i guralecëve të trotuareve dhe atyre rreth pemëve. Punonjësit e Ndërmarrjes nr.2 të Bashkisë së Tiranës po punojnë për të meremetuar pjesët e dëmtuara të trotuareve, duke i zëvendësuar ato me gurët origjinalë.

Punëtorët e ndërmarrjes nr.2 në Tiranë janë përqendruar këtë të diel edhe në pastrimin e mbeturinave nën urat e lumit Lana, por edhe në rregullimin dhe pastrimin e skarpateve të saj. Aksionet e vogla dhe të përditshme për pastrimin e kryeqytetit do të kulmojnë me aksionin e madh qytetar për pastrimin e saj në 4 shtator, në të cilin Kryebashkiaku Veliaj ka bërë thirrje për një aksion masiv vullnetar, transmeton Shekulli.al

Lajme të ngjashme

Back to top button