Këto veprime ju shpëtojnë nga stresi në punë

Të gjithë stresohemi në punë, pavarësisht profesionit apo punës që bëjmë. Datat e fundit e dorëzimit të projektit, ditët e pagesave, ecuria e punës dhe presione të tjera mblidhen në trurin tuaj duke i hapur rrugë stresit. Prandaj, për të qenë sa më produktivë, duhet të qëndrojmë larg tij. Ja rrugët e shpëtimit nga stresi sipas një studimi:

Diagnostikoni stresin

Edhe pse mund të duket e thjeshtë ndonjëherë duhet të pyesni veten nëse jeni apo jo të stresuar. Pasi të siguroheni për këtë atëherë mund t’ia dilni mbanë.

Ecni pesë minuta

Ngrihuni nga karrigia dhe ecni pak nëpër dhomë ose përgjatë zyrës ku punoni. Në këtë mënyrë do të rregulloni qarkullimin e gjakut dhe do të çlodhni muskujt e këmbëve dhe të shpinës.

Dëgjoni muzikë

Megjithëse disa kompani nuk lejojnë përdorimin e pajisjeve muzikore dhe dëgjimin e muzikës, një këngë do t’ju japë një ndjenjë freskie e cila zgjat gjithë ditën. Dëgjojeni atë gjatë pushimit ose përdorni kufjet për ta dëgjuar nga kompjuteri kur punoni.

Shikoni një pikturë

Shikimi i një peizazhi apo portreti të një personi ju shpie shumë larg dhe lehtëson stresin e punës. Prandaj, vendosni në tavolinë ose në ekranin e kompjuterit fotografinë e njeriut më të dashur ose të peizazhit më të preferuar.

Shoqërohuni me shokë

Nëse gjatë pushimit të drekës shoqëroheni me miqtë tuaj do të ndiheni më të lehtësuar nëse flisni me ta. Mund të ndani shqetësimet tuaja ose mund ta hiqni mendjen duke dëgjuar shokun tuaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button