Me këto ushqime do të dukeni më bukur

Një revistë amerikane nxori një listë me ushqimet të cilat janë provuar se ndihmojnë në bukurinë e njeriut. Peshku, spinaqi apo vaji i ullirit janë të gjithë në gjendje të bëjnë që lëkura jonë të duket më e bukur, ndër efektet e shumta pozitive që kanë në trupin tonë.

Peshku
Përveçse i dobishëm për trurin, ky lloj mishi përmban edhe yndyra të dobishme dhe të padepozitueshme, të cilat ndihmojnë në zbutjen e lëkurës dhe mbajtjen e një niveli të duhur të hidracionit në të.

Jogurti
Jogurti natyral dhe jo ai që shpesh gjejmë në supermarkete të përzierë me fruta apo çokollatë është provuar se mund të përmirësojë ngjyrën e fytyrës dhe lëkurës sonë.

Ushqimet e detit
Tek karkalecat, kallamarët apo oktopodët gjenden shumë minerale të ujit të detit, shumë të dobishme për të forcuar thonjtë apo flokët. Lëkura gjithashtu përfiton.

Drithërat
Buka apo orizi i bardhë përmbajnë shumë vitaminë B dhe hekur. Këto elemente janë të dobishëm për ndërrimin e gjakut e si rezultat, edhe për një pamje sa më të shëndetshme.

Lajthitë dhe bajamet
Përmbajnë vitaminat A dhe E, antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga rrezatimet e dëmshme dhe ruajnë elasticitetin e saj.

Djathi i fortë
Si emental, parmezan apo konte përmban shumë kalcium, material që forcon dhe zbardh veçanërisht dhëmbët. Askush nuk duhet të heqë dorë nga një fetë prej 100 gramë djathë në ditë, as atëherë kur është në dietë.

Avokado
Fruta ekzotike është në gjendje të mbajë lëkurën dhe flokët të butë. 30% e frutës përbëhet nga një lloj vaji natyral, në gjendje që të rigjenerojë qelizat.Vaji i ullirit

Në Mesdhe konsiderohet prej kohësh jo vetëm si një produkt, por edhe si një ilaç. Zëvendësimi i vajrave të tjerë me atë të ullirit, sa herë që është e mundur, mbetet i rekomandueshëm.

Qershitë
Nuk janë vetëm shumë të shijshme, por edhe tepër të pasura me vitaminë C dhe E. Vitamina C ndihmon trupin që të prodhojë kolagjen, një substancë që ndihmon në ruajtjen e një paraqitjeje sa më të re. Po ashtu, ngrënia apo pirja e lëngut të qershisë bën që të keni gjumë më të rehatshëm, ndërsa dihet se gjumi është tejet i rëndësishëm për një pamje rinore.

Spinaqi
Është i pasur me vitamina A, B, C, E dhe hekur. Ashtu si edhe kivi është i rekomandueshëm që të përdoret sa më shpesh që të jetë e mundur.

Karotat
Karotat përmbajnë me shumicë beta-karoten, përbërës i cili i jep një ngjyrë aq të fuqishme të portokallinjtë. Substanca ndihmon jo vetëm sytë, por edhe lëkurën që të luftojë çdo inflamacion që mund të shfaqet.

Lajme të ngjashme

Back to top button