‘Legis’, 2 mijë emigrantë ditëve të fundit kanë hyrë në Maqedoni

Ka arritur edhe në 2 mijë numri i emigrantëve që dy ditët e fundit kanë hyrë në Maqedoni. Kështu bëjnë të ditur nga OJQ “Legis” të cilët si shkak për rritjen e numrit të refugjatëve përmendin ndërtimin e murit në kufirin Serbi-Hungari që pritet të përfundoj deri më 31 gusht.

Nga “Legis” gjithashtu bëjnë të ditur se refugjatët e fundit që po hyjnë në Maqedoni vijnë direkt nga vendet e prekura nga lufta dhe me plagë gjaku akoma të freskëta. Sipas Mersiha Smailoviq, rasti i fundit dhe më tragjik kishte të bëj me dy fëmijë të vegjël të cilët nga bombardimet kishin humbur duart dhe këmbët.

“Atë që mund ta vërejmë tani është se refugjatët nga Siria tani vërtet direkt vijnë nga Siria. Disa vetëm para një jave e kanë ikur nga Alepo, Homs dhe shumë vende tjera që janë të përfshira nga lufta. Javën e kaluara kishim dy fëmijë të vegjël, 4 dhe 5 vjet, njëri prej tyre nuk kishte aspak ekstremitete dhe I tëri ishte me plagë të freskëta. E publikuam foton e tij në Facebook dhe të njëjtën ditë kishte shumë gazetar gjerman që e publikuan foton e tij në gazetat ku punonin, ata bën edhe intervistë me aktivistët tanë. Fotoja preku gjithë Europën për shkak se fëmija ishte pa ekstremitete ndërsa prindërit e mbanin në një çantë rrobash për shkak se nuk kishin mundësi tjetër. Na kontaktuan politikan europian , organizata joqeveriatre europiane që e kërkonin fëmijën. Thonë se rrëfimi për të mund të ndikojë të ndryshojë politika europiane ndaj refugjatëve të Sirisë”, tha Mersiha Smailloviq, “Legis”, transmeton Alsat M.

OJQ-të apelojnë qytetarëve që të ndihmojnë emigrantët të cilët kalojnë nëpër territorin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button