Pse nuk duhet ta pimë ujin e ndenjur

Uji i ndenjur në gotë nuk është i shëndetshëm të konsumohet nga ana jonë, pohojnë ekspertët, pasi nëse e keni vënë re ai mban një aromë të çuditshme.

Uji i zakonshëm, për dallim nga ushqimi, nuk përmban sheqer as albumina për ç’shkak është më lehtë të ndotet me mikrobe. Për shijen e çuditshme të ujit, i cili ka ndenjur në gotë gjatë natës ekziston sqarimi.

Uji që është i ekspozuar në ajër, ka thithur pak dioksid karboni dhe një pjesë e CO2-shit është shndërruar në thartinë karboni, gjë që do të thotë që uji në ajër ndryshon përbërjen e vet kimike. Kur thartira karbonike liron një apo dy protone dhe shndërrohet në bikarbonat apo karbonat, atëherë ul Ph-në e ujit për ç’shkak uji ndryshon shijen.

Kjo nuk do të thotë që uji është prishur, mirëpo për shkak gjithë kësaj që gjatë natës është grumbulluar në të, duhet të mendojmë dy herë a duhet të pimë apo jo.

Lajme të ngjashme

Back to top button