A e dini se cili ishte celulari i parë i mençur në botë?

Përderisa shumica mund të mendojnë se Google, Nokia, Blackberry apo Apple filloi epokën e celularëve të mençur, ishte IBM që krijoi celularin e parë të mençur në botë.

Termi ‘celular i mençur’ nuk ishte dëgjuar deri më 1995, por celulari i parë i mençur u krijua më 1992. I quajtur ‘Simon Personal Communicator’, celulari kishte një ekran me prekje dhe ishte dizajnuar nga inxhinierët e IBM dhe Mitsubishi Electric Corp.

Simon ishte celulari i parë në botë i këtij lloji.

Simon ishte në gjendje që të dërgojë dhe marrë fakse, emaile, kishte faqe, përmbante një adresë kontaktesh, kalendar, kalkulator, orën, një shënues elektronik dhe një tastierë në ekran.
Simon kishte një ekran me prekje LCD 4.5 inç dhe peshonte rreth 510 gram. Ai kishte dalë në shitje më 1994 dhe IBM kishte shitur rreth 50,000 njësi të tij në vetëm 5 muaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button